Kryetari i vendit, Hashim Thaçi sot ka pritur në takim përfaqësuesin e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Andrew Russell, me të cilin ka biseduar për punën e UNDP-së në Kosovë që nga përfundimi i luftës. Me këtë rast, kryetari Thaçi shprehu falenderimin për angazhimin e UNDP-së, si për rindërtimin e vendit pas luftës ashtu edhe për ngritje e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës. Ndërkaq, përfaqësuesi i kësaj organizate, Russell, theksoi se bashkëpunimi me ministritë për të zbatuar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit është prioritet kryesor i UNDP-së.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …