Lumnije Gërxhaliu- Thaçi sulmohet nga disa faqezi e pizevenga të Fajsbukut e faqeve të tjera të dragëta, vetëm pse është bashkëshortja e Hashim Thaçit, pa marrë parasysh se sa anëtarë të familjes së saj i ka vrarë dhe i ka masakruar ushtria dhe policia serbe, gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999.
Në vazhdimësi Lumnije Gërxhaliu-Thaçi është sulmuar nga të çoroditurit e “Facebook” – ut, duke përdorur standarde të dyfishta ndaj grave në Kosovë. Kjo pjellë agresive njerëzish pa moral dhe pa ndjenja kombëtare nuk e merr në konsideratë faktin se zonja Lumnije Gërxhaliu është pjesëtare e një familjeje, e cila ka humbur shumë anëtarë në masakrat e vitit 1999, në fshatin Studime të Poshtme të Vushtrrisë, ku janë vrarë dhe ekzekutuar 145 shqiptarë, pleq, gra dhe fëmijë. Vetëm nga familja Gërxhaliu të së cilës i takon Lumnije Thaçi, me atë rast janë ekzekutuar 37 anëtarë të familjejes së ë gjerë.
Serbët në luftën e fundit kanë vrarë këta anëtarë të familjes së Lumnije Gërxhaliut-Thaçi:
Haki Gërxhaliu, vëllai i Lumnijes, bashkëshortes së Hashim Thaçit.
Xhevdet Gërxhaliu, djali i vëllait
Shaban Gërxhaliu, axha
Kadri Gërxhaliu, djali i axhës
Sejdi Gërxhaliu, djali i axhës
Nuhi Gërxhaliu, djali i axhës
Fahri Gërxhaliu, djali i axhës
Nexhip Gërxhaliu, djali i axhës
Abdyl Gërxhaliu, djali i axhës
Po ashtu ajo ka humbur edhe anëtarë të tjerë të familjes së gjerë, duke përfshirë edhe Selatin dhe Xhemail Gërxhaliun me familje. Selatin Gërxheliut, dëshmor i UÇK-së, serbët i kanë pushkatuar krejt familjen. Ata që nuk kanë respekt për pësimet e tilla të familjeve dhe i përbuzin ato, do të duhej ta kishin vendin në Serbi, atje ku jetojnë vrasësit e shqiptarëve. (Lajm i komentuar nga RKL, burimi, gazeta Metro)