Është mbajt mbledhja e IV-të e rregullt e KPF-së në Deçan  

Është mbajte mbledhja e IV-të e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në komunën e Deçanit ku u diskutuan një sërë çështjesh si:

– Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,

– Shqyrtimi i propozimit të Drejtorisë për Buxhet dhe Financa për ndryshimin e Vendimit për të hyrat e bartura,

– Shqyrtimi i raportit analitik të shpenzimeve për tre mujorin e parë të vitit 2016,

Shqyrtimi i kërkesave,

– Të ndryshme.

Pas shqyrtimi të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, në pikën e dytë të rendit të ditës lidhur më Shqyrtim propozimin e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa për ndryshimin e Vendimit për të hyrat e bartura, kjo pikë e rendit të ditës është aprovuar nga KPF-ja  me minusin nga vendimi i parë më këtë ndryshim 13.047,52 € edhe kjo pikë e rendit të ditës i kalon për shqyrtim dhe miratim Asamblesë.

Të gjitha pikat e rendit të ditës do të diskutohen në seancën  e rregullt të Asamblesë komunale të Deçanit e cila do të mbahet 29.04.2016 ditën e premte.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …