Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për menaxhimin e pandemisë. Përmes një postimi, ai ka thënë se Qeveria është “pa ide, pa përvojë , e paaftë dhe e papërgjegjshme. Ish-ministri i Shëndetësisë tha se nuk ka vaksina mjaftueshëm dhe as terminë për t’u vaksinuar. “Qeveri pa ide, pa eksperiencë, e paaftë dhe e papërgjegjshme, me fjalë shumë e aspak punë. Keqmenaxhimi i kësaj Qeverie vazhdon të thyej rekorde të zeza në vazhdimësi. Mbi 100 qytetarë të vdekur për vetëm 4 ditë. Vetëm sot 22 prej tyre ndërruan jetë, gjersa kemi 27.404 raste aktive me Covid-19. Zoti na ruajt”, shkruan ndër të tjera Zemaj.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …