Arben Emini dhe Bedri Zhegrova: Pezullojmë komunikimin zyrtar me drejtorin e përgjithshëm të IML-së

Këshilli Drejtues i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës do të padis Qeverinë për shkelje të Ligjit mbi pandeminë

Këshilli Drejtues i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës,  në mbledhjen e mbajtur të enjten pas diskutimit në lidhje me situatën e krijuar me pandeminë dhe vendimeve të Qeverisë të marra më 25 gusht  në lidhje me shtesat në pagë për të punësuarit në sektorin publik ka parashtruar disa kërkesa e ka paralajmëruar padi ndaj qeverisë. Këshilli  ka kërkuar që shtesat mbi pagë të rishqyrtohen dhe të merret vendim për rritjen e shtesave të cilat duhet të paguhen në mënyrë retroaktive nga muaji qershor 2021 deri në përfundimin e pandemisë, jo më e ulët se 300 euro në të kundërtën “pason padia për shkelje të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës”. Po ashtu, FSShK-ja ka kërkuar që urgjentisht të miratohet Ligji për pagat dhe i njëjti të fillojë së implementuari nga muaji janar i vitit 2022.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …