leoni

Durim Limaj: Vjosa Osmani duhet ta kuptojë se ku shtet nuk ka filluar se funksionuari me 14 shkurt 2021

Durim Limaj: Vjosa Osmani duhet ta kuptojë se ky shtet nuk ka filluar se funksionuari me 14 shkurt 2021

Durim Limaj ish shef i kabinetit të ish-ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka reaguar pas paralajmërimit të kryetares së vendit për të negociuar marrëveshje të tregtisë se lirë me Zvicrën. Ai ia ka rikujtuar Vjosa Osmanit se nënshkrimi i marrëveshjes se bashkëpunimit me vendet e EFTA–s ka ndodhur ne vitin 2018.  “Vjosa Osmani paska paralajmëruar që janë duke negociuar marrëveshje të tregtisë se lirë me Zvicrën (pasi e ka kritikuar atë për situatën pandemie në Kosovë).  Këto foto janë nga nënshkrimi i marrëveshjes se bashkëpunimit me vendet e EFTA (Zvicër, Islandë, Norvegji dhe Litejnshtajn) me 23.11.2018. Kjo marrëveshje i paraprinë marrëveshjes se tregtisë se lirë me këto vende, pra edhe me Zvicrën. Në atë kohë, është vendos masa 100% (taksa) kundër produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, dhe ai proces ka stagnuar. Prandaj, presidentja është mire me pyet dikë ne MINT për këto gjera para se me fol, e me tentu me u hedh hi syve njerëzve. Ky vend nuk ka filluar se funksionuari me 14 shkurt, ky vend dhe institucionet e tij kanë qenë edhe para shkurtit, e do të mbesin përjetë. P.S ka pas shume takime e negociata para se me ardh te ky momenti në foto për nënshkrim. Kemi negociuar edhe me OBT për anëtarësimin e Kosovës nen statusin e vëzhguesit, edhe kjo me aprovimin e ish ministrit te Tregtisë, kemi negociuar unë dhe ish drejtoresha e Departamentit të Tregtisë Sytrime Dervisholli”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …