Krye-kuvendari, Kadri Veseli me rastin e Ditës së të Pagjeturve ka vendosur lule pranë pllakës kushtuar personave të pagjetur në oborrin e Kuvendit të Kosovës. Ai e konsideroi ditën e sotme si ditë të kujtimit për të gjitha ato familje, të cilat ende nuk e dinë se ku gjenden të afërmit e tyre. “I kujtojmë me respekt dhe përulje, të gjithë ata fëmijë, gra, burra e të moshuar. I falënderojmë, njëkohësisht, familjarët e tyre që me gjithë dhembjen e madhe, vazhdojnë të qëndrojnë krenarë. Edhe për vet ne, bartësit e përgjegjësive institucionale, çdo ditë e kaluar e jetës sonë, është ditë e dhembjes, e kujtimit dhe e kërkesës, që të dihet ku janë njerëzit tanë”, ka thënë kryekuvendari Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …