Mbledhja e pestë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), në komunën e Rahovecit, do të mbahet me 08 shtator 2021 me fillim në orën 15:00, në sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec.
Për këtë mbledhje Kryesuesi njëherit edhe Kryetari i Komunës, Smajl Latifi, ka propozuar këtë rend dite:
-
Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
-
Informatë rreth situatës së krijuar nga pandemia Covid – 19
-
Vlerësimi i përgjithshëm i gjendjes së sigurisë në territorin e Komunës së Rahovecit
-
Prishja e qetësisë publike nga lokalet e natës dhe personat e papërgjegjshëm
-
Trajtimi i mbrojtjes sё pyjeve nga dëmtuesit ilegalë
-
Vetëdijesimi nga minat dhe mjeteve tjera tё pa shpërthyera nga lufta
– Identifikimi i hapësirave për qasjen e personave me nevoja të veçanta
-
Monitorimi dhe raportimi mbi nivelin e sigurisë në shkolla dhe zbatimin e planit për siguri në shkolla
-
Siguria në trafik
– Raportimi dhe parandalimi i dhunës në familje
– Rreth veprimeve dhe masave për luftimin e shkelësve të ligjit në Komunën e Rahovecit,
-
Të Ndryshme.