Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 20.479 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 882.718 doza të vaksinës. Deri më sot 298.445 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 12.558 testime, 1.448 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 26 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.421 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 120.892. Në total numri i rasteve aktive është 26.525
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …