Inspektorët anë e mbanë Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ditëve të fundit kanë mbyllur shumë lokale të gastronomisë në shumë komuna të Kosovës. Lokalet janë mbyllur me arsyetimin se nuk i kanë respektuar masat anti-Covid. Shoqata e Gastronomeve të Kosovës, këto veprimet e fundit të organeve përgjegjëse për zbatimin e ligjit në Kosovë, i konsideron jashtëzakonisht të padrejta dhe të papërgjegjshme. Sipas gastronomeve vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës, ka shprehur konfuzion të paparë për pothuajse secilin subjekt afarist të gastronomisë. Këto veprime sipas gastronomeve janë të padrejta, pasi konsiderojnë se afati kohor për njoftimin e subjekteve të gastronomisë rreth një interpretimi të tillë do të duhej të ishte për një periudhë të arsyeshme dhe jo të menjëhershme siç ka ndodhur mbrëmë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …