Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social ka kërkuar dorëheqjen e Albin Kurtit nga posti i kryeministrit të Kosovës. Ai ka thënë se nuk po merr përgjigje nga Kurti për pyetjet e shumta që i ka shtruar atij përderisa Kurti po angazhon hajdut të vegjël të dalin nëpër televizione. Haradinaj ka vazhduar me pyetje ndaj Kurtit se pse po i dëmton prodhuesit vendor duke ia hequr Serbisë taksën për prodhimet e subvencionuara nga Serbia, duke i thënë se nuk e ka vendosur reciprocitetin kur e ka hequr taksën. Më tej ai ka pyetur Kurtin se a po marrin qytetarët kujdesin e duhur shëndetësor dhe se a i ka vizituar spitalet që të shoh përpjekjet titanike të mjekëve e stafit mjeksor, duke i kujtuar atij se me 2 gusht u krenua që mundi pandeminë dhe hoqi nga puna profesionistët mjekësorë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …