Ligji për Zgjedhjet parasheh që fushata të mbahet 30 ditë, KQZ-ja nuk ka ndonjë mundësi ta ndryshojë këtë periudhë

Ligji për Zgjedhjet parasheh që fushata të mbahet 30 ditë, KQZ-ja nuk ka ndonjë mundësi ta ndryshojë këtë periudhë

Asnjë nga partitë politike në Kosovë, nuk kanë parashtruar ndonjë kërkesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, lidhur më shkurtimin e periudhës se fushatës për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor të këtij viti, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Kreshnik Mustafë Radoniqi kryetar i këtij institucioni. Ligji për Zgjedhjet parasheh që fushata të mbahet 30 ditë dhe KQZ-ja nuk ka ndonjë mundësi ta ndryshojë këtë periudhë. “Nëse partitë politike parashtrojnë një kërkesë të tillë në KQZ, ne do të trajtojmë kërkesën, kemi Këshillin për çështje ligjore, ku do ta trajtojnë Ligjin për Zgjedhje dhe Ligjin për Parandalimin e Pandemisë dhe do të veprohet përshtatshmërisht. Por, se a do të marrim ndonjë vendim lidhur më shkurtimin e fushatës, mbetet ta trajtojmë, por mundësitë ligjore nuk janë për të marrë këtë vendim”, tha ai.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …