Avokati i Tomë Gashi ka bërë të ditur se deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Syla, i cili po kërkohet nga Policia e Kosovës pasi për të është lëshuar fletarrest nën dyshimin për krim të organizuar, aktualisht është jashtë Kosovës. Ai ka treguar për mediet se pak më herët ka biseduar me Azem Sylën në telefon, ku edhe i ka thënë se shumë shpjet do të kthehet në Kosovë, për tu ballafaquar me akuzat. Tash për tash ai është në një pushim që është planifikuar kohë më parë dhe ka filluar që dje. Nuk qëndron fakti që ai po ikë nga Prokuroria qe 10 ditë sikur kanë raportuar disa medie të vendit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …