Ambasada amerikane në Kosovë, ka demantuar lajmin e prestigjiozes ‘NBC News’, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kthejnë në Kosovë afganët të dyshimtë që dyshohet se kanë lidhje me talibanët ose grupe të tjera terroriste. Kjo ambasadë, nëpërmjet një njoftimi për medie, ka sqaruar se një gjë e tillë nuk është e vërtetë, teksa ka bërë me dije se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Amerikës ka një numër të kufizuar qytetarësh afganë që do strehohen përkohësisht. arrëveshja midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës i lejon Shtetet e Bashkuara të strehojnë përkohësisht në kampin Bondsteel një numër të kufizuar qytetarësh afganë, aplikimet e të cilëve kërkojnë përpunim shtesë. Kjo mund të përfshijë detyra si: qartësimi i identitetit të aplikantëve, historinë e tyre të punësimit, ose lidhjet tjera me Shtetet e Bashkuara. Zyrtarë të Ambasadës Amerikane në Kosovë po ndihmojnë në këtë proces”, thuhet në njoftim.
Kontrolloni gjithashtu
Qeveria e Kosovës ka nisur procedurat për ndërtimin e Fabrikës së municionit dhe zhvillimin e dronëve
Kryeministri Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë duke folur për Ditën e Forcës së …