Drejtoresha e Fondacionit kundër Racizmit dhe Antisemitizmit, Dina Wyler ka kritikuar Raportin e Task Forcës Federale të Koronavirusit në të cilin supozohet se çdo pacient i tretë i kujdesit intensiv është infektuar me korona gjatë pushimeve në Kosovë ose Maqedoninë e Veriut. Ajo ka theksuar se kjo qasje e raportimit nxit urrejtje ndaj të huajve. Drejtoresha e Fondacionit kundër Racizmit dhe Antisemitizmit, Dina Wyler ka përkujtuar se kjo qasje nuk është e re sepse edhe më parë në kohë krizash janë kërkuar dhe gjetur “fajtorët kujdestar”. Secilën herë, pakicat janë ato që fajësohen për krizën dhe fyhen”. Një gjë e tillë nuk prek vetëm kosovarët. Në mesin e të fajësuarve ishin shpesh hebrenjtë, të huajt në përgjithësi ose njerëzit me prejardhje migrimi. Ajo ka theksuar më tutje se pandemia e shkaktuar nga virusi korona shqetëson shumë njerëz por urrejtja, ksenofobia dhe racizmi nuk mund të justifikohen asnjëherë.
Kontrolloni gjithashtu
Ramush Haradinaj: Koalicioni opozitar synon të marrë mbi 60% të votave dhe të qeveris pa bashkëpunim me Kurtin
Kryetari i AAK-së dhe kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj shprehet i bindur se koalicioni opozitar …