Azem Syla

Reagimi i plotë i Azem Sylës me rastin e fillimit të ndjekjes nga EULEX-it dhe policia e Kosovës

Pasi ka marrë lajmin se Policia e EULEX-it dhe ajo e Kosovës i kanë bastisur shtëpinë dhe kanë kërkura ta arrestojë, Azem Syla përmes një afishimi ka deklaruar: Me shqetësim të thellë kam marrë lajmin për bastisjen e shtëpisë sime në orët e hershme të mëngjesit, nga policia e Eulexit dhe policia e Kosovës. Njoftoj opinionin e gjerë se unë deri ditën e djeshme kam qenë në Republikën e Kosovës, duke kryer te gjitha aktivitetet e mia publike si deputet i Parlamentit të Republikës së Kosovës.– Unë nuk kam pasur asnjë fletëthirrje nga organet shtetërore dhe nuk kam qenë në dijeni se ka qenë duke u zhvilluar ndonjë hetim ndaj meje.– Prandaj unë qysh dje pasdite kam lëvizur jashtë vendit me një agjendë time personale.– Vlen të theksohet se sot gjatë bastisjes së shtëpisë sime, unë kam qenë në kontakt përmes telefonit me organet kompetente që kanë marrë pjesë në bastisje, dhe kam shprehur gatishmërinë time për t’u kthyer në Kosovë dhe për të bashkëpunuar me organet e drejtësisë, në çdo kohë kur ata e shohin të nevojshme.– Unë Azem Syla dua t’i garantoj familjarët e mi, miqtë, bashkëluftëtarët dhe të gjithë qytetaret e Republikës së Kosovës, se asnjë nga pretendimet e ngritura ndaj meje, nuk qëndrojnë, janë të pavërteta, tendencioze dhe qëllimkëqija. Unë absolutisht jam i pastër, dhe kjo pastërti do të dëshmohet shumë shpejt nga organet e drejtësisë.– Një jetë të tërë ja kam kushtuar krijimit dhe ndërtimit të shtetit të Republikës së Kosovës, prandaj jam i prirë fuqishëm të besoj në organet e drejtësisë së vendit tim.Me respekt! Azem Syla.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …