Ministrat e shëndetësisë të vendeve anëtare të G20-ës takohen në Romë për të diskutuar për frenimin e pandemisë

Ministrat e shëndetësisë të vendeve anëtare të G20-ës takohen sot në Romë. Mësohet se temë qendrore e tyre do të jetë ndalimi i përhapjes së mëtejme të pandemisë së shkaktuar nga virusi korona dhe hapat që duhet të bëhen për ta arritur këtë qëllim. Organizatorët e takimit kanë deklaruar se qëllimi i tij është të paraqesë mesazhin e bashkëpunimit dhe solidaritetit. Ministrat e shëndetësisë të vendeve anëtare të G20-ës gjithashtu do të diskutojnë mënyra për të përmirësuar format se si ndahen njohuritë shkencore dhe si të bëhet më e drejtë qasja në vaksina si dhe strategjitë që duhet përgatitur për t’u përballur me pandemitë e ardhshme.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …