Deputet dhe njohës të funksionimit të Kuvendit të Kosovës kanë thënë se punë të mëdha e presin institucionin më të lart ligjbërës të vendit gjatë sesionit vjeshtor. Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë për KosovaPress se në sesionin vjeshtor të Kuvendit, fokus do të kenë miratimin e agjendës legjislative, e në veçanti buxhetin për vitin 2022 si dhe pandemia. Edhe deputeti opozitar nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci ka deklaruar për “Kosovapress” se grupi parlamentar të cilit i takon do të jetë dukshëm më aktiv gjatë sesionit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës duke paraqitur kritikat e tyre në njërën anë dhe ofruar zgjidhje të reja për vështirësitë me të cilat po përballen qytetarët e Kosovës. Nga ana tjetër, Yll Zeka nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka theksuar se dyshon se Kuvendi do t’ia del t’i realizoj të gjitha punët e parapara. Ai ka theksuar se është e pamundur miratimi i agjendës legjislative të Qeverisë Kurti deri në fund të vitit dhe ka përkujtuar se më 25 gusht ka pasur një riaranzhim të programit legjislativ, dhe aty janë rreth 197 projektligje, e të cilat është e pamundshme të aprovohen në Kuvend.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …