Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq ripërsëriti kërkesën për marrëveshje historike me shqiptarët. Pasi ka folur për fuqizimin ushtarak të Serbisë

DnV: Nga 167 kandidatë për kryetar komunash, vetëm 13 prej tyre janë gra

 

Koalicioni i Organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve, Demokracia në Veprim ka drejtuar kritika në adresë të të gjitha partive politike për mungesë të barazisë gjinore. Demokracia në Veprim njofton se nga 167 kandidatë për kryetar komunash, vetëm 13 prej tyre janë gra. Gjithashtu, nga gjithsej 270 bartës të listave të subjekteve politike, grave u është besuar kjo pozitë në vetëm në 34 raste. “Demokracia në Veprim u rikujton subjekteve politike se gratë përbëjnë gjysmën e popullsisë së vendit, andaj anashkalimi i tyre nuk i shërben demokratizimit të partive e as barazisë gjinore dhe ofrimit të mundësive të barabarta për të dy gjinitë”, thuhet në mes tjerash në reagimin e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …