Në Maqedoninë e Veriut ka nisur procesi i regjistrimit të popullsisë dhe ekonpmive familjare

Sot në Maqedoninë e Veriut ka nisur procesi i regjistrimit të popullsisë dhe ekonomive familjare. Me këtë rast, autoritetet nga Entit Shtetërorë për Statistika mëngjesin e sotëm njoftuan  se procesi po vijon me sukses dhe pa pengesa dhe se për momentin nuk ka asnjë problem. Ndërkohë, kryetari i vendit, Stevo Pendarovski i ka deklaruar Radios Evropa e Lirë se nuk mund të bëhet regjistrimi i popullsisë duke anashkaluar përkatësinë e tyre etnike. “Edhe po të duam, ne nuk mund plotësisht të dalim nga kjo matricë e numërimit sipas përkatësisë etnike sepse në Kushtetutën tonë ekziston një dispozitë që thotë se të drejta dhe statuse të caktuara u përkasin atyre komuniteteve jo shumicë që janë së paku 20 për qind e popullsisë” ka theksuar kryetari i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski . Zëvendësdrejtori i Entit Shtetërorë për Statistika, Ilmi Selami sot bëri apel që qytetarët të mirëpresin regjistruesit dhe të mos dëgjojnë zërat që bëjnë thirrje për bojkot të procesit të regjistrimit. Më e mira është të hapni derën. Të pranoni regjistruesit, madje në mënyrë festive. Të regjistroheni duke deklaruar të dhënat që iu kërkohen sepse ky është një proces që shkon në interes të të gjithëve. Do iu kisha bërë apel të mos dëgjoni, të mos i vëni re, të mos i regjistroni aspak apelet e disa subjekteve, ka porositur zëvendësdrejtori i Entit Shtetërorë për Statistika, Ilmi Selami.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …