Qeveria e Kosovës ka paguar mbi një milion euro në vit për punonjësit serb edhe pse ata nuk kanë punuar fare

Auditorët e shtetit kanë konstatuar se Qeveria e Kosovës ka paguar mbi një milion euro në vit për punonjësit serb edhe pse ata nuk kanë punuar fare. Në Raport thuhet: Me rastin e testimit të pagave, respektivisht vijueshmërisë në punë të të punësuarve, është identifikuar se 211 punonjës të sistemuar në shtatë ministri, janë paguar gjatë tërë vitit në një shumë totale prej 1 milion e 14 mijë euro, pa vijuar fare në punë’’. Fjala është për stafin që dikur ishte pjesë e “Mbrojtjes Civile”, një strukturë paralele serbe në Kosovë,  që ishte shpërndarë nëpër ministri si rezultat i Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2016, në mes Kosovës dhe Serbisë, por që futja e tyre në listën e pagave ishte bërë para se të krijoheshin kushtet normale për punë. “Ky problem është i pranishëm për vite me radhë dhe ne kemi dhënë rekomandime për këtë çështje, por i njëjti nuk është adresuar as në vitin 2020. Çështja ka mbetur e pa zgjidhur dhe po përcillet nga viti në vit” thuhet në Raportin e auditimit. Për këto pagesa pa punuar fare ka folur edhe zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, pas një takimi në Bruksel, gjatë muajit korrik dhe në prani të palës serbe.

 

Kontrolloni gjithashtu

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik,  Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …