Ekaterina Trendafilova e ka caktuar përbërjen e panelit që do të vendosë lidhur me ankesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Tredanfilova, edhe pse e paftuar dhe e padëshiruar, nesër do të vizitojë Kosovën

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Tredanfilova, edhe pse e paftuar dhe e padëshiruar,  sot do të vizitojë Kosovën. Bashkë me të në vizitë do të vijë edhe administratorja, Fidelma Donlon. Trendafilova dhe Donlon pritet që të flasin lidhur me mandatin, punën dhe zhvillimet e fundit në kuadër të Dhomave të Specializuara. Kjo është bërë ditur përmes një komunikate nga Gjykata Speciale  ku thuhet se Takimi ndërveprues shënon fillimin e një angazhimi të shtuar të Kryetares dhe të Administratores në veprimtaritë e komunikimit dhe ndërgjegjësimit. Duke pasur parasysh rregulloret e shëndetit dhe të sigurisë si rezultat i pandemisë, kryetarja dhe administratorja po shfrytëzojnë mundësinë e parë për të udhëtuar në Prishtinë për t’u takuar me shoqërinë civile dhe të tjerët”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …