Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka shkruar për bisedën me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ndërsa Blinken ka thënë se e ka falënderuar Kurtin për pritjen e afganëve, ndërsa s’i ka harruar as qytetarët e Kosovës, teksa ka rikujtuar se shumë prej tyre vetë dikur ishin refugjatë. “Në bisedën time sot me kryeministrin e Kosovës Albin Kuri e falënderova qeverinë dhe popullin e Kosovës për pritjen e afganëve në rrezik. Qytetarët e Kosovës, shumë prej të cilëve dikur refugjatë vetë, sërish kanë demonstruar gatishmërinë dhe kapacitetin e tyre për të kontribuar në paqen dhe sigurinë globale”, ka shkruar Blinken.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …