Kryetari i PDK-së ka takuar udhëheqësit e Iniciativës së bashkuar të PDK-Vetëvendosje-AKR-VAKAT dhe shoqërisë civile që garojnë së bashku në Mitrovicën e Veriut Lideri i opozitës, ka shkruar në faqen e tij në Facebook se vota e qytetarëve në Mitrovicë të Veriut për këtë listë të përbashkët, është votë për që qytetarët të vazhdojnë të jetojnë në shtëpitë e veta, në trojet e veta, në shtetin e vet. “Bashkimi i shqiptarëve, boshnjakëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, pa dallime etnike e partiake, për të garuar të bashkuar e pa flamuj partiak në Mitrovicë të Veriut, është shembull i jashtëzakonshëm i unitetit karshi nevojave të qytetarëve. Sot, në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, i takova për të diskutuar për përgatitjet e deritashme që kanë bërë për zgjedhjet e 17 tetorit, kandidatët e bashkuar në Iniciativën Qytetare “Mitrovica”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …