Vlora Çitaku: PDK Do ta mbështesim kryeministrin Kurti në procesin me dialogut por edhe do të kërkojmë rezultate

Sot bëhen 31 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut

Më 7 shtator të vitit 1990 delegatët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, që kishin shpallur Deklaratën e Pavarësisë më 2 korrik të atij viti, e formalizuan këtë deklaratë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Nga protagonistët e miratimit të saj, 7 shtatori është cilësuar si identitet i historisë së re të Kosovës. Kushtetuta e Republikës së Kosovës është shpallur në Kaçanik, pasi ishte qyteti më i afërt me kufirin me Maqedoninë, dhe mundësia e shpalljes së Kushtetutës ishte më e lehtë. Në atë kohë, Kosova ishte e okupuar tërësisht nga forcat policore dhe ushtarake të ish-Jugosllavisë dhe Serbisë, pasi nga 2 korriku, kur u lexua Deklarata e Pavarësisë, filloi një aparteid i regjimit të kasapit Slobodan Milosheviq ndaj Kosovës dhe qytetarëve shqiptarë. Unioni i Shkrimtarëve dhe i Kritikëve Shqiptarë, në shenjë respekti për sakrificën dhe aktin e deputetëve të Kosovës të cilët shpallën Deklaratën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, do të organizojnë sot një orë letrare duke filluar nga ora 10:00 te platoja e Teatrit Kombëtar në Prishtinë. /Kp/

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …