Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Kushtetua e Kaçanikut është nga më të avancuarat në rajon për rrethanat kohore. Haradinaj përmes një postimi ka shkruar se duke respektuar përpjekjet shekullore për liri, frymën e Kushtetutës së Kaçanikut, është obligim i joni që t’i ruajmë si gjërat më të shenjta, lirinë, demokracinë dhe institucionet demokratike. “Ruajtja e rendit kushtetues demokratik, bëhet së pari duke respektuar vlerën e jetës njerëzore, në përballjen tonë me sfidën e shekullit”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …