leoni

Më 19 dhe 20 qershor mbahet Simpoziumi Shkencor “Vlera dhe ardhmëri të hardhisë dhe verës Vranç”

Sot është një datë dhe ditë e veçantë për vreshtarët e Republikës së Kosovës

Të nderuar Vreshtarë, media dhe opinion i gjërë, 

Sot është një datë dhe ditë e veçantë për vreshtarët e Republikës së Kosovës, data 7 e shtatorit simbolizon, mundin, sakrificën dhe djersën një vjeçare të vreshtarëve të vyeshëm të zonave vreshtare të Kosovës, të cilën çdo përvjetor e simbolizojm me festë madhështore në zonat vreshtare të Kosovës. Ky vit ishte më i vëshirë që nga paslufta, për shkak të përballjes me një sëmundje shume te rrezikshme ( Eska)e cila ka prekur qindra hektarë me vreshta dhe se shkenca nuk ka gjetur ende përgjigje dhe e vetmja formë për luftimin është shkulja e hardhisë se rrushit. Këtë vit jemi përballur me presion të shtuar dhe neglizhencës nga ana e MBPZHR-së për sektorin vreshtar, 

  1. Kemi informuar e bërë apel të vazhdueshëm për mos ulje të subvencioneve në kohë pandemie (kem ulje të pagesave direkte për 500,000€ )
  2. Kemi kërkuar ndihmë dhe marrjen e masave për luftim e sëmundjes ESKA dhe kompenzim të vreshtarëve ( asgjë nuk është ndërmar) 
  3. Kemi kërkuar dhe kërkojmë masat mbrojtëse dhe lehtësimin e procedurave doganore për eksport në Mal të Zi dhe Shqipëri. 

Dje zyrtaret tuaj nga DVV kanë dërguar një agjendë në adresë individuale me viber ( në ora 14:00, pa datë, pa adresë, pa nënshkrim) kinse agjendes per “Festen e Rrushit per 2021”, një dokument jo pofesional, amator dhe jo serioz, i cili tregon një agjendë e cila i përshkruan disa aktivitete të cilat janë dhe do të mbeten ekskluzive të vreshtarëve dhe Shoqatës Vreshtare ‘Vreshtari’ që nga fillimi i zyrtarizimit të Festës së vjeljes së rrushit. Rikujtojm opinionin publik dhe ‘këshillëtarët’ të Ministrit; Festa e vjeljes së rrushit është festë e kryekëput e vreshtarëve ku kjo festë simbolizon perfundimin e një sezoni të punës së mundimshme, sakrificës së familjeve të tëra fermerësh në angazhim një vjeçar ku festohet grumbullimi i bereqtit vjetor dhe falemnderohen për punën e bërë vreshtarët! Andaj z.Ministër kjo qasje jo profesionale e inicuesve të këtyre aktiviteteve ( individ jo kompetent, akter servil, pa asnjë m2 vreshtë, këshilldhënës oportunist, punojne kundër interesave të sektorit vreshtar dhe vendit) pa kordinim me grupe të interesit ne e shohim si nënvlerësim dhe përbuzje të fermerëve vreshtarë dhe tjetërsim i festës së vjeljes së rrushit, gjë që nuk do lejojmë që të ndodh! 

Andaj, me kete qasje nga ana e institucioneve pergjegjëse për sektorin, ne ndiejm keqardhje që ju z.Ministër mund të jeni keq informuar dhe keq këshilluar në lidhje me improvizime që mundohen ti bëjnë festës së vjeljes së rrushit. Shoqata e vreshtarêve ‘Vreshtari’ njofton opinionin publik dhe anetarësin e saj me 1700 fermer vreshtarët se; NUK MERR PJESË NË AKTIVITETE JO PROFESIONALE DHE TË KEQ PLANIFIKUARA�

 Per shkaqe; Shoqata ka pezulluar të gjitha aktivitete me pjesmarrje fizike në tubime për shkak të pandemisë COVID 19 Nuk kemi pranuar ndonjë kërkesë e as nuk kemi marr përsipër organizimin e festës së vjeljes së rrushit hiq më pak këtë vit për shkak të ruajtjes së shëndetit publik, të popullatës dhe vreshtarëve.

  Shoqata e Vreshtareve cdo vit po perballet me ndëryrjet politike para dhe gjate Festës së vjeljes së rrushit, e cila duhet të jetë feste dhe gëzimit për vreshtët dhe familje të tyre. 

Çdo organizim i festës pa pjesmarrje te vreshtareve ne e konsiderojm private! ‘NE EGZISTOJM PËR MBROJTJEN E INTERESAVE VRESHTARE’’LUSIM POLITIKEN QE TE NA KURSEJ NGA KALKULIME TE TYRE DITORE’

Kryetari I Shoqates se Vreshtareve “Vreshtari”

Hamid Makshana

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …