Partia Socialdemokrate sot ka zhvilluar një protestë për të penguar konferencën e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, e cila po qëndron për vizitë në Kosovë. Gjatë aksionit, jashtë konferencës për media, Policia e Kosovës ka arrestuar kryetarin e kësaj partie, Dardan Molliqaj dhe aktivistet Teutë Rrusta, Zgjim Hyseni, Qëndrim Sahiti dhe Agron Kabashi. Sipas PSD-së, Policia e Kosovës gjatë arrestimit ka përdorur dhunë jashtëzakonisht të madhe ndaj aktivistëve duke i lënduar ata. Në fotot e publikuar shihet se Dardan Molliqaj është gjakosur në fytyrë gjatë arrestimit.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …