Ganimete Musliu: Lëvizja Vetëvendosje nuk ka qenë asnjëherë kundër Gjykatës Speciale

Ganimete Musliu: Lëvizja Vetëvendosje nuk ka qenë asnjëherë kundër Gjykatës Speciale

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar pas arrestimit të kreut të Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj dhe aktivistëve të kësaj partie. Musliu shkroi në Facebook se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka qenë asnjëherë kundër Speciales. “Për ditë po e tregojnë fytyrën e vërtetë”, shtoi ndër të tjerash Musliu. “Në shumë intervista e kam thënë që VV s’ka qenë asnjëherë kundër Gjykatës Speciale. Ata kanë punu shumë që të bëhet kjo gjykatë. Prandaj nuk e gjeni askund në procesverbale dhe transkripte të Kuvendit votën e tyre kundër. Prandaj sot ata, japin urdhra që kush do që është kundër gjykatës të përgjaket e të burgoset. Për ditë po e tregojnë fytyrën e vërtetë”, ka shkruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …