Kyetari i komunës së Junikut z. Agron Kuçi priti të martën në takim Menaxhmentin e Bankës Ekonomike të Kosovës nga të cilët u njoftua që është aprovuar kërkesa e datës 31 Gusht 2021 e kryetarit Kuçi drejtuar Bankës Ekonomike, Bankës Qendrore të Kosovës dhe Shoqatës së Bankave të Kosovës për vazhdim të ofrimit të qasjes bankare nga Banka Ekonomike e Kosovës për qytetarët e Junikut dhe fshatrat përrreth.
Kryetari Kuçi i njoftoj me potencialet e Junikut dhe Planet Strategjike për zhvillim si mundësi e mirë për operim të qëndrueshëm të shërbyesve bankar dhe operuesve në fusha të ndryshme.
Kryetari Kuçi faleminderon përzemërisht për angazhimin e tyre në arritjen e aprovimit për vazhdim të operimit të Bankës Ekonomike në Junik, Kryeshefin Egzekutiv të Bankës Ekonomike z.Shpend Luzha, Zv.kryeshefin z.Arjan Haxhibeqiri, Menaxherin Regjional për Rrafshin e Duukagjinit z. Gjon Kabashin dhe Menaxherin e nëndegës në Junik z.Besart Fetaj.