Sot në Gjykatën Speciale, në Hagë, mbahet seanca e radhës përgatitore për gjykim në lëndën penale kundër krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. Hysni Gucati, së bashku me Nasim Haradinajn, akuzohen gjoja për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës. Gucati dhe Haradinaj ngarkohen se kanë bërë komente nënçmuese kundër dëshmitarëve të mundshëm dhe në mënyrë të përsëritur shprehen synimin e tyre për të dëmtuar punën e Dhomave të Specializuara.Me këto veprime, ata shkelën fshehtësinë e procedurës dhe frikësuan dëshmitarë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe si pasojë penguan punën dhe hetimet e ZPS-së.”, thuhet në njoftimin e kësaj zyreje.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …