Albert Z. Zholi: Këngëtarja e mirënjohur, Alida Hisku, thotë se Shteti duhet ti kthejë më shumë sytë nga arti dhe artistët, pasi ata janë ndërgjegja e kombit

Albert Z. Zholi: Këngëtarja e mirënjohur, Alida Hisku, thotë se Shteti duhet t’i kthejë më shumë sytë nga arti dhe artistët, pasi ata janë ndërgjegjja e kombit

Alida Hisku: Shteti duhet ti kthejë më shumë sytë nga arti dhe artistët, ata janë ndërgjegja e kombit.

“Festa e Këngës Shqiptare” një event që shteti nuk mund ta realizojë

-Festivalet e RTSH e kanë humbur shkëlqimin e dikurshëm

– Në monizëm nëse nuk kishte zë nuk të afronte askush as për bukuri, as për fustane, as për tu tundur.

-Për një këngë kaloje në disa komisione në disa standarte kërkesash

 

Sa herë e ftojnë në aktivitete Alida Hisku dhe pse 32 vjet në Gjermani nuk heziton të vijë. Edhe këtë radhë situata e Pandemisë nuk e pengoi të jetë pranë eventit “Festa e Këngës Shqiptare” të organizuar nga Gjergj Leka. Ky Festival në të dy vitet solli një lloj tjetër organizmi dhe  konceptimi. Ishtë një concert jashtë klisheve dhe që ofronte një trashëgimi brezash. Sipas Hiskut evemte të tilla shteti nuk mund ti organizojë, pasi stafet që ata përcaktojnë për venete të tilla janë të politizuar dhe jo professional. “Festa e Këngës Shqiptare”  2 u zhvillua në datat 30 dhe 31 në Baldushk tek “Farma Buxheli”.

-Kohë Pandemie dhe ju sërish nuk hezituat të vinit në “Festa e Këngës Shqiptare”. Patët problem gjatë kalimit të kufirit nga Gjermania në Shqiëpri?

-Unë asnjëherë nuk kam munguar dhe asnjëherë nuk do të mungoj në evente të tilla. Këro evemte janë shpirti ynë, janë zemra jonëm janë investimi ynë në vite. Pandemia ka punën e saj por ënsae zbaton rregullat nuk ka ptovleme. Unë në Gjermani kam zbatuar të gjitha kërkesat dhe rregullat shtetërore ndaj nuk ksiha asnjë problem gjatë kalimit të kufirit, Kalova natyrshëm dhe pa asnjë problem.

-“Festa e Këngës Shqiptare” tashmë një event me shumë prestigj, si do ta komnetonit ju këtë venet sidomos kur ka shumë kohë që muzika shqiptare është në krizë nga Pandemia?

Është hera e dytë që shumë knëgëtarë shqipatrë nga të gjitha anët e botës ku kanë mërguar vijnë në Tiranë ëpr “Festa e Këngës Shqiptare”.  Duke pasur parasysh këtë fakt atëhere them me bindje që “Festa e Këngës Shqiptare”  tashmë është kthyer në një traditë. Hera e parë ishte e sukseshsme dhe tani hera e dytë edhe më e suksesshme. Organizimi i këtij eventi mori formë në sajë të punës këmbëngulëese dhe profesionale të Maestro Gjergj Leka. Unë kam marrë pjesë në shumë evemte muzikore, por “Festa e Këngës Shqiptare” ka një fytyrë tjetër, një mënyrë tjetër komunikimi, një mënyrë tjetër të preceptimit të situatave. Sigurisht Gjergj Leka ka afruar rreth vetes dhe një staf professional ku së bashku me bashkëshorten Erisa dhe bashkëpunimin me televizionin “Neus – 24” suksesi do të ishte bindshëm. “Festa e Këngës Shqiptare”  2 u zhvillua në datat 30 dhe 31 në Baldushk tek “Farma Buxheli” në një ambient fantastik që të shtynte në imagjinatë.

-Sa netë zgjati “Festa e Këngës Shqiptare”  dhe si ishte ideuar paraqitja e këngëtarëve?

Ajo  që ranë në sy ishte se “Festa e Këngës Shqiptare”  u zhvillua në dy netë që dallonin por dhe bashkoheshin në një të vetme. Natën e parë intepretuan këngëtarët e rinj ku u ndanë dhe çmime ndërsa në natën e dytë ishin vetëm këngëtarët me përvojë të gjatë artistike. Pra ishte një gërshetim brezash, një gërshetim zërash, mendimesh, idesh dhe konceptimesh në emër të një progresi të muzikës shqiptare.

-Cilat ishin të veçantat e “Festa e Këngës Shqiptare”?

Së pari orkestimri ishte i veçantë. Një orkestrim  professional që regjia e lidhte aq bukur me intepretimin. Së dyti në dy ditë dhe netë pati shkëmbim eksperiencash mes brezave të këngëtarëve eksperiencë që përfiton dhe pse mund të kesh vite në skenë. Së treti ishte fryma që soli ky koncert, dëshira për të mos e lënë këngën ën harresë pavarësisht situatave që po kalon bota. Njëherazi ky koncert tergoi që kur është dëshira e mirë, qëllimi i mirë, mirëkuptimi dhe profesionalzimi del mbi partitizmin dhe miqësitë suksesi është i padiskutueshëm. Në këto dy ditë netë ne kënduam, u argëtuam, dikskutuam dhe sollëm para publikut shqiptar një performacë të re. Sollëm një frymë të re bashkëpunimi dhe organizmi larg politikës dhe shernajave të tyre.

 

-Çfarë ofroi  “Festa e Këngës Shqiptare”  për këngëtarët e rinj?

Për mua ky organizmim për kënëgtarët e rinj ishte një test, por edhe një shtysë apo nxitje në rrugëtimin e tyre. Pra ata sollën kompozime të reja të tyre, sollën edhe tekstet e tyre dhe e promovuan veten edhe si këngëtarë edhe si kantautor. Kjo është  një dritare e madhe për ta pasi hapësira të tilla nuk i gjen në organizimet simotra. Ndër këngëtarët e rinj veçoj Leandra Godaj, nxënëse e Alma Strazimirit dhe Iris Sula nxënëse e Zina Zdrava, Paolina Pajollari, etj…

 

-Nga këngëatrët e gjeneratës suaj kë do përmendje?

Janë shumë, si Bashkim Alibali, Rajmonda Kamberi, Elida Shehu, Bahri Rusja,Dhimitër Disho, Liljana Kondakçiu. Pra ishin zëra që aknë lënë gjurmë në muzikën shqiptare që sollën këngët e vjetra por të ripunuara të sjella në kohë. Tek ata bie në sy thjeshtësia, profesionalzimi, përgjegjshmëria dhe dëshira për të ndihmuar të rinjtë.

-Ju keni marrë pjesë në shumë Festivale të RTSH, si janë në syrin tuaj Festivalet e fundit dhe a ka risi?

Unë kam marrë pjesë në afrësisht 25 Festivale kryesisht në monizëm dhe ënse bëj krahasimet diferenca është e madhe. Dhe pse ai system më dënoi dhe kam shumë rezerva në drejtim të artit, të muzikës, në drejtim të aktivitetev muzikore kishte organizim, përgjegjësi profesionalzëm. Nëse nuk kishte zë nuk të afronte askush as për bukuri, as për fustane, as për tu tundur. Zëri, kënga ishte e para. Për një këngë kaloje në disa komisione në disa standarte kërkesash dhe nëse nuk ishe e aftë të ishe e bukura e dheut as kishe shans të shkoje në Fëstivalet e RTSH. Edhe teskti kalonte në filtra që si mendon. Sot kë këngë pa tekst por vetëm me dy fjalë.

 

-Cfarë mesazhi dha ky koncert?

Dha një mesazh të fortë, që shteti e ka harruar këngën, traditën muzikën por nëse egaziston dëshira e mirë me pak lekë bëhen gjëra të mëdha. Politikës i duhen këngëtarët vetëm në fushata dhe më pas i harrojnë. Shteti nuk e ka problem të organizojë aktivitete të tilla me pak shpenzime, por nuk i bëjnë se nuk përfitojnë materialisht. Shteti duhet ti kthejë më shumë sytë nga arti dhe artistët ata janë ndërgjegja e kombit.

Kontrolloni gjithashtu

Flet Dr. Vladimir Mici: – Rritja e çmimeve nga inflacioni është më e madhe sesa rritja e pagave nga inflacioni duke sjellë ulje të fuqisë blerëse

Flet Dr. Vladimir Mici: – Barazimi Euros dhe dollarit sinjalizon se ekonomia europiane po i …