Pasi gjyqtari, Kai Ambos kërkoi që Hashim Thaçit t’ i jepet mundësia të mbrohet me kusht në liri, u shkarkua nga detyra. Në vend të tij, kryetarja e Speciales, Ekaterina Trendafilova caktoi Emilio Gattin. Kjo ka shtyrë avokatin e ish-kryetarit të Kosovës të kërkojë shkarkim edhe të Gattit. Jo domosdoshmërish sipas avokatit, gjyqtari italian mund të jetë i njëanshëm por emërimi i tij nga Trendafilova u bë pa pritur dhe pa bazë ligjore. Paragjykohet se Emilio Gatti mund t’ia bëjë argatin kryetares sipas mbrojtjes lënë vend për dyshime disa veprime të Trendafilovës. Përmendet fakti se Kryetarja dhe kryeprokurori i Speciales nuk mbajtën takime të ndara vetëm me trupa diplomatikë, por edhe tryeza të përbashkëta, një më 7 dhjetor të viti 2020 dhe një tjetër më 11 shkurt të këtij viti.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …