Pirro Prifti: Arbëria dhe Shqipëria, përse ndodhi ndryshimi? II

Përplasja me Perandorinë Osmanë dhe zhdukja graduale e emrit arbanas dhe epirotë-ilirë

Perandoria osmane duke qënë një shtet fetaro-ushtarak dhe teokratik, vendosi fenë mbi gjithçka në trevat shqiptare dhe mbi popullatën që kishte mbetur përdori një strategji më të veçntë në raport me popullatat me popullatat e tjera të pushtuara sepse arbër-epirotasit e kishin kundërshtuar vazhdimisht me armë në dorë pushtimin për vite me rraddhë sidomos gjatë drejtimit të tyre nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Sulltan Mehmeti i iI ose `i shkëlqyeri` (ai që pushtoi Konstandinopijën), dhe sidomos Sulltan Sulejmani përdorën politika të speciale mbi banorët:

-dhunën e ashpër dhe shkatërrimin e të gjitha kështjellave në trojet ku banonin arbë-epirotasit, duke larguar në këtë mënyrë të gjithë popullatën qytetare dhe atë fshatare të fushës,

-duke vrarë krerët e pa bindur krishterë që kishin mbetur të zonave fushore dhe malore (aty ku mund të futeshin),

– duke përdorur politikën e kulaçit dhe të veçanta për të shuar kryengritjet  e ardhshme por dhe për siguruar qetësi në ato treva, si: ajo e kulaçit dhe çkërbaçit me këta krerë, pra nëse ata pranonin  varësinë, këta krerë duhej të konvertoheshin të myslimanë,

-të konvertonin të tërë fshatarësinë apo malësorët në myslimanë me dhunë ose ti vrisnin apo ti dertyronin të largoheshin,

– të merrnin pengje nje nga fëmijët e tyre meshkuj kryesisht fëmijën e parë (njëlloj si dhe në fillimet e pushtimit osman në Ballkan),

-duke përdorur një system të ri të ndarjes të tokave tashmë djerrë dhe pa pronare në formën e  Timareve ku në krye të tyre vendoseshin të huaj

– sjellja në tokat fushore djerrë dhe në qytetet-kështjella tashme të shkatërruara të bujkrobërve nga zonat lindore të tjera të perandorisëAnadolli si turq, çerkeze, kurde, irakenë, por dhe nga Persia, Egjipti, Siria, Libani,Abhazia, etj.

-qytetet do të ndërtoheshin jashtë kalave dhe do të ishin të pambrojtura,

– nxjerrja e një fermani të veçantë që pronat e kishave orthodokse dhe një pjesë të atyre katolike të kenë një status të veçantë për mos prekjen e pronës dhe të punonjsve.

Kjo  vërtetohet  nga të dhëna interesante për mbrojtjen e kishave orthodokse madje dhe katolike nga disa urdhëra të Sulltanëve në kohë të ndryshme: ` sulltan Mehmeti II e shpalli veten protektor të Kishës Ortodokse dhe emëroi kreun e ri të Patrikanës Ekumenike. Në këtë post të lartë ai vendosi peshkopin Genadios (i mbiquajtur Skolaris), një klerik ky i dalluar si kundërshtar i bashkimit të Kishës Lindore me atë Perëndimore. Dekreti sulltanor për emërimin e patrikut të ri ekumenik i garantonte këtij të fundit, dhe gjithë hierarkisë kishtare ortodokse në varësi të tij, ruajtjen e privilegjeve që ata gëzonin në Perandorinë Bizantine. Patrikanës dhe strukturave vartëse të saj u njihej e drejta e administrimit të plotë të jetës shpirtërore dhe kishtare të besimtarëve ortodoksë.

nga pikëpamja administrativo-kishtare popullsia ortodokse shqiptare ishte e pjesëtuar më trish: një pjesë e madhe e saj gjendej nën juridiksionin e Kryepeshkopatës së Ohrit dhe më konkretisht, të mitropolive të Kosturit, Manastirit, Korçë-Elbasanit, Beratit dhe të Durrësit, si dhe të peshkopatave të Dibër-Kërçovës, Prespës e Mokrës“ (http://sq.ëikipedia.org/ëiki/Faktorët_ndikues_në_islamizimin_e_shqiptarëve).

Këtë e vërteton gjithashtu dhe një urdhër i lëshuar nga Sulltan Mehmeti III në vitin 1602 ku thuhet se: “ hebrenjtë dhe të krishterët janë dhimmij dhe `mbrojtja, ruajtja dhe garantimi i jetës dhe pasurisë së tyre është detyrë e vazhdueshme dhe kolektive e të gjithë muslimanëve, si dhe obligim i domosdoshëm i të gjithë sundimtarëve të nderuar islam“(https://orientalizmi.ëordpress.com/tag/shteti-osman/page/2/).

-Joshja e kryetarëve të fiseve arbëro-epirote të mbetura në trojet e veta me grada ushtarake e pasuri me qëllim që të kthehen në myslimanë dhe të luftojnë për Sulltanin.

Këto taktika të sofistikuara por dhe brutale në atë kohëshkaktuan jo vetëm islamizimin por edhe largimin e popullsisë apo dhe akësimin e saj drastic në shekujt XVI-XVIII. Pas pushimit osman të tokave të Epirit dhe të Arbërisë pra  pas  vitit 1479.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Moti sikur po përmirësohet, por vazhdon të bëjë gjithnjë e më ftohtë. Retë po e …