Kryetari i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, ka përgëzuar Kosovën për progresin e arritur në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave, duke theksuar përkrahjen e Këshillit të Evropës në proceset e tjera eurointegruese. Ministri i Integrimi, Çollaku, i cili e shoqëronte kryeministrin Isa Mustafa në Bruksel, ka thënë se fokusi i kësaj vizite ishte te përmbyllja e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Sipas tij, në këtë aspekt ishte tepër pozitiv konstatimi nga Komisioni Evropian, se Kosova me sukses i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave. Në këtë kontekst, Collaku ka thënë se shumë shpejt do të merret vendimi për liberalizimin e vizave.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …