Kryeministri Albin Kurti kishte kërkuar nga presidenti Vuciq, hkarkimin e Velko Odaloviqit, kryetarin e Komisionit për Personat e Zhdukur të Serbisë, me arsyetimin se ai nuk do të punojë lidhur me fatin e personave të pagjetur. Sot, ëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, thotë se është dakorduar me palën serbe që të hapen të gjitha arkivat, duke përfshirë edhe ato të Kosovës që kanë të bëjnë me UCK-në. Sipas reagimeve, ky dakordim nënkupton bërje të pazarit me UCK[në dhe “arkivat e saj” duke goditur njëkohësisht krerët e UCK-së. “Gjatë takimit trilateral, pala serbe ka deklaruar se janë dakord që të hapen të gjitha arkivat, sipas tyre nënkupton edhe arkivat shtetërore të Kosovës që kanë të bëjnë me UÇK-në”, ka thënë sot Bislimi. Lidhur me këtë deklaratë të Bislimit janë adresuar reagime të shumta, kjo për shkak se sipas këtyre reagimeve, UCK’ja nuk ka arkiva të mbyllura apo të hapura. Nol Nushi i PSD’së ka thënë se ky është rezultati i Bislimit: Kur s’ka arkiva, Besniku i shpik. Ndërsa Faton Klinaku i OVL UCK-së, ka thënë se UCK’ja ka vetëm “arkiva të hapura”.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …