Agim Çeku - Besnik Bislimit: Ushtria Çlirimtare të Kosovë nuk ka arkiva, nuk kemi çka hapim

Agim Çeku – Besnik Bislimit: Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka arkiva, nuk kemi çka hapim

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Çeku ka folur për ekzistencën ose jo të arkivave të UÇK-së, për çka zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar se janë dakorduar me palën serbe për hapjen e arkivave shtetërore, përfshirë edhe ato për UÇK-në, në takimet e 7 dhe 8 tetorit në Bruksel. Ish komandanti i UÇK-së, Agim Çeku, ka thënë se nuk ka arkiva të tilla, sepse Kosova ka qenë gjithmonë e hapur dhe kjo është diçka e pakuptimtë. Tutje ish komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, deklaron se arkiva të tilla nuk ka dhe se tërë bota e di se kush është agresori dhe kush viktima dhe se UÇK-ja nuk ka pasur as politikë e as veprime të tilla kriminale. Agim Çeku po ashtu ka deklaruar se Serbia mund të vijë lirisht të shikojë në arkivat shtetërore, sepse nuk ka asgjë, por nëse hapen arkivat serbe, ai ka thënë se do të dokumentohen krimet e mëdha serbe që janë bërë dhe se ato do të ndihmojë edhe krerët e UÇK-së që po përballen me akuza nga Gjykata Speciale në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …