Kryeministri, Albin Kurti, përmes një videomesazhi u ka shprehur ngushëllime të gjithë familjarëve të të vdekurve nga virusi korona, duke thënë se pikëllimi që ka kapluar mbarë njerëzimin nuk e bën më të vogël dhimbjen që ndjen secili kur e humb të afërmin e vet, e sipas tij, atë dhimbje s’e lehtëson dot askush, veç koha deri diku. Më tej, Kurti tha se sot mund të duket sikur qeveria të cilën ai e udhëheq do të mund të bënte më shumë gjatë muajve qershor dhe korrik, por sipas kreut të qeverisë, gjendja atëherë ishte krejt ndryshe. I pari i Qeverisë së Kosovës theksoi se rritja e rasteve pozitive dhe rasteve të vdekjes nga virusi korona, ishte e befasishme dhe e paparashikuar. Kreu i ekzekutivit potencoi se si qeveri çdoherë marrin përgjegjësinë dhe janë në krye të detyrës, teksa thotë se këtë po e bëjnë përditë me përkushtimin më të madh. Tutje, ai tha se vaksinimi dhe zbatimi i masave që ka vendosur qeveria kanë filluar të japin rezultate teksa përmendi edhe rënien e rasteve aktive e pozitive me COVID-19.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …