Task Forca komunale për mbikëqyrjen e zhvillimit të procesit mësimorë në kushte të Pandemisë së koronavirusit në Komunën e Hanit të Elezit mbanë takimin në prag të fillimit të vitit shkollorë 2021/2022

Task Forca komunale për mbikëqyrjen e zhvillimit të procesit mësimorë në kushte të Pandemisë së koronavirusit në Komunën e Hanit të Elezit mbanë takimin në prag të fillimit të vitit shkollorë 2021/2022.

Takimin e kryesoi kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma.

Në fillim të takimit anëtarët e Task Forcës me një minutë heshtje nderuan viktimat me rastin e aksidentit tragjik si pasojë e zjarrit që ka përshirë spitalin modular për trajtimin e të sëmurëve me koronavirus në Tetovë

Këtij takimi i parapriu informata nga znj.Medina Imishti Drejtoreshë e DSHMS-së me gjendjen aktuale lidhur me Pandeminë e Koronavirusit në Komunën e Hanit të Elezit. Sipas saj, që nga fillimi i valës së re të pandemisë me 8 Gushtë, janë bërë mbi 1000 testime prej të cilëve kanë rezultuar 205 raste pozitive prej të cilëve aktualisht janë 59 raste aktive.

Në QKMF “Dr.Menduh Kaloshi” puna është përqendruar në dy sektorë, atë të vaksinimit dhe të laboratorit. Ajo tha se gjatë një dite pune janë janë duke u realizuar 200-250 testime, serologjike apo teste rapid ndërsa në sektorin e vaksinimit deri më tani janë realizuar 4641 vaksinime prej të cilëve 1316 me dy doza dhe 3325 me një dozë.

Ndërsa Drejtori i DKA-së Menduh Vlashi tha se nga takimet dhe vendimet e Ministrisë së Arsimit, mësimi planifikohet të fillojë me datë 13 Shtator.

Ai tha se DKA-ja ka monitoruar në vazhdimësi procesin e përgatitjeve teknike të objekteve shkollore dhe mundë të konstatojmë se procesi shkollorë mundë të fillojë në datën e planifikuar. Gjendjen e mirë në shkolla për zhvillimin me rregull të procesit arsimorë e konfirmuan edhe drejtorët e shkollave që ishin prezent në takim.

Ndërsa lidhur me modalitetet e fillimit të vitit shkollorë, bazuar në vlerësimin e task forcave të shkollave, Task Forca komunale për mbikëqyrjen e zhvillimit të procesit mësimorë në kushte të Pandemisë së koronavirusit në Komunën e Hanit të Elezit vendosi që të fillohet viti shkollorë me prezencën fizike të fëmijëve në shkolla duke i respektuar të gjitha masat e rekomanduara nga institucionet relevante

Anëtarët e Task Forcës komunale për mbikëqyrjen e zhvillimit të procesit mësimorë u zotuan për angazhim maksimal që të kontribuojnë që procesi arsimorë të zhvillohet në rrethana sa më normale

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …