Kryetari i Skenderajt, dhe anëtari i familjes Jashari nga Prekazi, Bekim Jashari ka thënë se Kosova nuk ka arkiva për ti hap, dhe se Serbia duhet të hap arkivat pasi ka qenë okupatori ynë. Tutje Jashari tha se bashkësia ndërkombëtare duhet ti adresohet Serbisë për hapjen e arkivave ndaj shqiptarëve se çfarë kanë bërë dhe planet që i kanë pas për një shekull të tërë. Në fund ai ka thënë se kur e ka marrë mandatin si kryetar i Skenderajt në objektin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ka gjetur vetëm fotografi të ushtarëve. “Nuk di çka mund të hapim. Unë e kam gjetur shtabin e UÇK-së në Likovc të lënë në harresë, një rrëmujë e tërë, që e kemi rinovuar përmes agjencionit për memoriale. Ka vetëm fotografi të ushtarëve nuk kam parë diçka tjetër”, tha Jashari.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …