Pas tërheqjes amerikane nga Afganistani, në vend ka pasur shumë debate rreth mundësisë që Amerika të largojë prezencën ushtarake edhe nga Kosova. Lidhur me këtë ka pasur mospajtime, meqë thuhej që Afganistani dhe Kosova s’janë raste të ngjashme. Megjithatë një reagim i Joe Biden, se largimi nga Afganistani nuk është vetëm për aty por edhe për përfundimin e një historie të ndërhyrjeve ushtarake për ribërjen e shteteve, ka ngjallur shumë pikëpyetje rreth asaj se çfarë po paralajmëron numri një i shtetit më të fuqishëm në botë. Për këtë çështje në Al Jazeera ka folur kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti. “A do të tërhiqen trupat amerikane edhe nga Kosova?”, thuhet në pyetjen e mediumit. Megjithatë kryeministri Kurti ka thënë se mendon që NATO nuk do të largohet nga Kosova. Ai shton se pas samitit të fundit të Aleancës në Bruksel është e sigurt që ajo do të qëndrojë në Ballkan përfshirë edhe Kosovën.
Kontrolloni gjithashtu
Milazim Krasniqi: Drejtësia duhet të veprojë për të adresuar skandalet e qeverisë
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka kritikuar ashpër qeverinë e Kosovës për një sërë skandalesh që …