SShSKUK: Më shumë ka pacientë që po lirohen në shtëpi se sa që po pranohen në spitale, ndëra 65 janë në gjendje të rënduar

ShSKUK: Më shumë ka pacientë që po lirohen në shtëpi se sa që po pranohen në spitale, ndërsa 65 janë në gjendje të rënduar

Bazuar në raportet e dërguara nga klinikat Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në 24-orët e fundit ka pasur më shumë lirime të pacientëve, krahasuar me numrin e pranimeve. Në QKUK ka pasur 25 pranime të  pacientëve, kundrejt 40 lirimeve të tjera që janë bërë nga ana e mjekëve. Në spitalet e përgjithshme ka pasur 51 pranime, kurse 56 lirime të pacientëve. Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, trajtim mjekësor po marrin 1002 pacientë, prej tyre  887 me COVID-19 pozitivë,  838 me oksigjeno-terapi dhe 65 në kujdes intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …