Anthony Blinken: Sali Berishës dhe familjes së tij i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Endri Shabani: Nëse amerikanët nuk do kishin folur, të gjitha krimet, fajet, përgjegjësitë e Sali Berishës do ishin amnistuar?!

Ka gjithmone nje menyre te drejte per te marr (edhe) vendime te gabuara.

Une nuk di te them nese eshte i drejte vendimi i Bashes per te perjashtuar Berishen, apo vendimi i Berishes per te denoncuar Bashen.

Keto mund te jene vendime te drejta, te marra per arsyet e gabuara.

Une mendoj qe Berisha duhej perjashtuar me kohe nga PD-ja. Per njerezit qe urdheroi te vriten ne bulevard, per Gerdecin, per ujrat qe i fali Greqise, per korrupsionin me rrugen e kombit, per ndryshimet Kushtetuese te 2008, dhe per shume e shume arsye te tjera legjitime.

Mirepo, ai nuk u perjashtua per keto. Basha thote se e perjashtoi per te mos u prishur me amerikanet.

Pra, nese amerikanet nuk do kishin folur, te gjitha krimet, fajet apo pergjegjesite e Berishes do te ishin amnistuar?!

Nese prishja e marredhenieve me amerikanet do demtonte PD-ne, dhe jo vete Bashen, perse ai nuk ua la organeve te partise qe ta mbronin partine?! Mos ndoshta ai e do partine me shume sec e duan anetaret dhe themeluesit e saj?!

Nga ana tjeter Berisha sot denoncoi Bashen, se ka marreveshje me Ramen. Kur eshte bere kjo marreveshje? Mbreme ne darke, apo ne 2017? Dhe nese kjo eshte bere atehere, perse priti Berisha 4 vjet per ta denoncuar kete marreveshje?

Nese Berisha e paska ditur qe Basha punon kunder PD-se perse e mbeshteti deri dje? Nese Berisha do t’i riktheje dinjitetin PD-se, perse nuk ia riktheu ate para zgjedhjeve, duke mos i lene te humbisnin?!

Pra, megjithese e ka ditur, Berisha e ka lene PD-ne te humbase, per sa kohe ajo funksiononte si mburoje per te dhe familjen e tij.

Ne kete pike, eshte e qarte qe secili ka vepruar per te mbrojtur interesin e ngushte personal, sepse as njerit dhe as tjetrit nuk i behet vone per partine, e jo me per Shqiperine. ( Dita)

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …