Ilir Meta

Ilir Meta dikur ishte betuar se kurrë nuk do të firmoste dekretimin e Edi Ramës, por tani e firmos pa asnjë kërkim falje

Edhe pse gjatë fushatës zgjedhore, Ilir Meta ishte betuar se kurrë nuk do të firmoste dekretimin e Edi Ramës, tani duke qenë ende në krye të Presidencës, edhe pse  politikisht e moralisht i shkarkuar Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka hedhur firmën mbi një dekret duke mandatuar Edi Ramën si kryeministër për të formuar e qeverinë e re. Këtë dekret presidenti Ilir Meta pa asnjë vonesë e firmosi mbrëmjen e të premtes, menjëherë pas formimit të parlamentit të ri, por e publikoi paraditen e kësaj të shtune. Edi Rama ka dhjetë ditë kohë në dispozicion për t’i dërguar parlamentit për votim ministrat, e më pas për t’u betuar përpara kreut të shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …