Berger: Do të nevojiten të bëhen edhe kompromise të dhimbshme që negociatat të përmbyllen me marrëveshje gjithëpërfshirëse

Sekretari i Shtetit pranë Ministrisë së Jashtme Gjermane, Miguel Berger ka paralajmëruar se në ardhmen e negociatave mes vendit tonë dhe Serbisë do të nevojiten të bëhen edhe kompromise të dhimbshme që negociatat të përmbyllen me marrëveshje gjithëpërfshirëse. Gjatë një interviste për “Dojçe Vele” ia ka deklaruar se zgjidhja e konfliktit mes Serbisë dhe Kosovës duhet të arrihet sa më shpejt. Të dyja vendet, dhe i gjithë rajoni, po t nga mungesa e përparimit në zhvillimin dhe stabilitetin e tyre. Prandaj përparimi në dialogun e ndërmjetësuar nga BE është shumë i rëndësishëm. I dërguari special i BE -së për dialog, Miroslav Lajčák dhe Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell, kanë mbështetjen tonë të plotë. Ata janë duke bërë pikërisht atë që tani për tani është e drejtë: T’i ulin të dyja palët në bisedime. Në fund, do të nevojiten të bëhen edhe kompromise të dhimbshme, në mënyrë që negociatat të përmbyllen me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme dhe detyruese, që do t’u mundësojë të dy vendeve të bashkohen me Bashkimin Evropian, ka deklaruar mes tjerash Sekretari i Shtetit pranë Ministrisë së Jashtme Gjermane, Miguel Berger.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …