Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka njoftuar se Qeveria e Republikës së Kosovës është duke zhvilluar mbledhje online për votimin e masave të reja kundër përhapjes së koronavirusit. “Qeveria është duke mbajt një mbledhje elektronike ku do të votohen masat e reja kundër pandemisë. Mbledhja pritet do të përfundojë gjatë pasdites. Me të përfunduar, do të ju njoftojmë për vendimet e miratuara, ka deklaruar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.