Me rastin e 30-vjetorit jubilar të mbajtjes së Referendumit të 1 e 2 Mars-it 1992,popullata me shumicë shqiptare të Komunës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, shpalli këtë krahinë si Autonome, duke themeluar edhe Kuvendin për Autonomi Territoriale-Politike të shqiptarëve të tri komunave.
Më datën 1 e 2 Mars 2022, po bëhen tri dekada, që kur më datën 1 e 2 Mars 1992, u mbajtën për dy ditë rreshtë, shprehja e vullnetit dhe ishte përcaktimi politik e Juridik i së ardhmes duke marrë përgjegjësinë për ta shtruarë-ngritur për zgjidhje çështjen e kësaj Krahinë-duke respektuar aspiratën e shprehur në formë plebishitare të Referendumit.
I pasuar pas Referendumit është edhe kryengritja e armatosur ku përmesë Ushtrisë Çlirimtare Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit,është sakrificë e kësaj krahine për realizim të drejtës së këtij Referendimi. Përpjekjet e rëndësishme e popullit shumicë për liri e barazi qytetare të kësja Krahine është edhe gurthemeli tjetër si që është Marrëveshja e Konçulit.
Referendumi, është kontribut i gjithë forcave politike e intelektuale,ishte një akt më i lartë historik, ishte një unitet dhe veprim i përbashkët i gjithë subjekteve politike shqiptare në ish-RSFJ,Republikën e Shqipërsisë dhe Diasporë.
Po kalojn tri dekada të Referendumit, statusi politik i shqiptarëve të kësaj Krahine nuk është zgjidhur, dhe vazhdohet të dominohet nga diskriminimi në të gjithë fushat e jetës.
Legjislatura e re e Parlamentit të Kosovës që ka dal nga zgjedhjet e datës 14 Shkurti 2021,përkatësisht Legjislatura e re e Parlamentit të Shqipërisë nga zgjedhjet e datës 25 Prillit 2021,do të duhej të vizitojn në realizim të projekteve nga investimet për Krahinën Shqiptare dhe të presin përfaqësues të subjekteve politike, institucuione e veprimtar që organizuan Referendumin.
Në këtë përvjetor,jubilar Parlamenti i Kosovës dhe Parlamenti i Shqipërisë do të duhej të deklarohen në mënyrë zyrtare në mbrojtje të Referendumit. Për tri dekada të gjitha qeverit e Tiranës dhe e Prishtinës zyrtare, shumë pak kan ndihmuar këtë krahinë shqiptare.
Në kët jubilar të Referendimit do të duhej të shenohet me manifestime të ndryshme, duke përfshir edhe veprimtari kulturore, politike e deri tek konferenca shkencore jo vetëm në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, por edhe në Prishtinë, Tiran, Shkup e gjithëandej diasporës.