OSBE-ja mbajti punëtorin për planin e punës të komitetit për komunitete

Me 27 Prill 2016, OSBE-ja organizoi punëtorin lidhur me planin e punës të komitetit për komunitete në komunën e Rahovecit, ku morën pjesë Nënkryetari i komunës anëtaret e komitetit për komunitete, dhe përfaqësuesi i zyrës komunale për komunitete dhe kthim.

Pas prezantimit të shkurtër nga OSBE-ja lidhur me rolin dhe funksionet e komitetit për komunitete, pjesëmarrësit arritën ta hartojnë planin njëvjeçar të punës të këtij komiteti duke identifikuar prioritetet dhe fokusin e vet në çështjet në interes të komuniteteve në komunën e Rahovecit. Në fund të punëtorisë anëtarët e komitetit për komunitete me vota unanimë e aprovuan planin e punës për vitin 2016.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Rahovecit ka shpallur listën e përfituesve të subvencioneve në Rini dhe Sport

Komisioni vlerësues i Komunës së Rahovecit në mbështetje të nenit 24 të Ligjit për Vetëqeverisjen …