Shtatë raste të reja me virusion korona, një rast i vdekjes dhe 199 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve

23 të vdekur nga Covid-19 brenda 24 orëve të fundit dhe 424 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, nga koronavirusi në vendin tonë kanë humbur jetën 23 persona ndërkohë që 424 të tjerë janë infektuar. Gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar një mijë e 324 të infektuar. Ministria e Shëndetësisë njofton gjithashtu se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 18 mijë e 214 doza të vaksinës. Numri total i të vaksinuarve me të dyja dozat është 357 mijë e 187 ndërsa me dozën e parë janë vaksinuar një milion e 33 mijë e 952 qytetar. Në total numri i rasteve aktive në vendin tonë është 17 mijë 625.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet nga kjo parti. Limaj theksoi përvojën e pasur të Kilajt, duke e përshkruar atë si një ekonomist të diplomuar dhe një figurë të përkushtuar për zhvillimin e vendit. Kilaj ka qenë një nga themeluesit dhe komandant i njësitit të parë të UÇK-së, njësiti “Lumi,” duke kontribuar për sigurinë e Kosovës në fazat e hershme të luftës. Pas përfundimit të luftës, Kilaj ka mbajtur pozita të rëndësishme si nënkryetar i Komunës dhe Drejtor për Ekonomi dhe Financa. Ai gjithashtu ka shërbyer si Kryetar i Komunës së Malishevës për dy mandate dhe ka qenë Zëvendës Ministër i Buxhetit dhe Financave, si dhe Zëvendës Ministër në Ministrinë e Diasporës. Në fjalën e tij, Limaj shprehu besimin se me kandidatura të tilla të fuqishme, NISMA do të rikthehet me sukses në Kuvendin e Kosovës.

Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …