leoni

Hapet Qendra Informuese për Shëndetin e Gruas në QKMF në Mitrovicë

Është bërë hapja solemne e Qendrës Informuese për Shëndetin e Gruas në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë në bashkëpunim më QKMF dhe Aksionit për Nena dhe Fëmije.

Në këtë inaugurim të pranishëm ishin: Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani, sekretari i përgjithshëm i MSH-së, Gani Shabani, nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Safet Kamberi, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Muhedin Osmani, drejtori i QKMF- së Fevzi Sylejmani etj.

Në këto qendra këshillat individuale dhe grupore ofrohen në një ambient shumëngjyrësh, privat dhe të rehatshëm. Pjesëmarrëset marrin edukimin esencial në ushqyeshmërinë gjatë shtatzënisë, fazat e shtatzënisë, përgatitja fizike dhe psikike për lindje, kujdesi ndaj të porsalindurit dhe gjidhënia.

Ministri Rrahmani në fjalimin  e tij fillimisht përgëzoj personelin shëndetësor për hapjen e kësaj qendre të një rëndësia të posaçëm, për  ofrimin e këshillave edukative që përmirësojnë shëndetin e nënës dhe fëmijës, sidomos marrë parasysh që shëndeti i nënës dhe fëmijës është ndër prioritetet kryesore të Ministrisë.

Ndërsa nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Safet Kamberi, ka cilësuar se ekzistimi i qendrave të tilla edukative është i domosdoshëm për institucionet e vendit drejt edukimit të grave dhe partnerëve të tyre për shtatzaninë dhe lindjen, njëkohësisht ka kërkuar nga Ministri Rrahmani  përkrahje edhe më të madhe për komunën e Mitrovicës.

Kurse  drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Muhedin Osmani, përkrah fuqishëm hapjen e kësaj qendre për edukimin e nënave dhe fëmijëve dhe se komuna është e zotuar për krijimin e kushteve dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për individ dhe familjarë.

Mrika Aliu, nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, falënderoi mamitë e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, të cilat do të jenë përgjegjëse për ofrimin e ligjëratave dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve të kësaj Qendre.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …